Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova mungon edhe ndaj Dortmundit
    Ballina-1

    Zhegrova mungon edhe ndaj Dortmundit

    12/09/2025 17:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova e konfirmoi të enjten se do të mungojë në duelin derbi të Juventusit ndaj Interit që luhet të shtunën nga ora 18:00.

    Një ditë më pas, trajneri i skuadrës së madhe italiane, Igor Tudor, njoftoi se sulmuesi i Kosovës nuk do të luajë as në ndeshjen ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

    Kështu është shprehur tekniku kroat në konferencën për shtyp të mbajtur të premten.

    Ai është shprehur i lumtur për ardhjen e Zhegrovës në skuadër, por ka theksuar se duhet të përmirësohet ende në aspektin fizik.

    “Jam i lumtur me afatin kalimtar. Dy djem kanë arritur për të na ndihmuar. Openda menjëherë, por Zhegrova nuk do të mund të na ndihmojë për momentin pasi vjen pas një kohe të gjatë pas lëndimit. Ai duhet të rikuperohet plotësisht në aspektin fizik. Ai nuk do të ftohet për dy ndeshjet e ardhshme, e më pas gradualisht do të inkuadrohet në skuadër prej ndeshjes ndaj Veronas. Ai është lojtar me karakteristika të tjera. Openda vjen nga njëra prej ligave më të forta dhe do të na ndihmojë”, ka deklaruar të premten tekniku kroat, Igor Tudor.

    Lois Openda u transferua nga Leipzigu në këtë verë.

    Para Zhegrovës dhe Opendas, Juventusi e transferoi edhe sulmuesin Jonathan David.

    “Të tre janë lojtarë të fortë dhe jam i lumtur për ta. Deri tani kemi luajtur me një sulmues dhe dy mesfushorë sulmues. Kemi edhe pesë-gjashtë muaj para punë dhe tani duhet të punojmë fort për ta arritur më të mirën e kualitetit të skuadrës që e kam në dispozicion. Kjo do të thotë se ndonjëherë mund të luajmë ndryshe, por merr kohë. Deri tani gjërat kanë shkuar mirë dhe është mirë të vazhdojmë kështu”, deklaroi Tudor.

    Zhegrova u transferua nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar. Zhegrova në nivelin e seniorëve ka luajtur edhe te Genku dhe Baseli.

    TË LIDHURA

    Daku ia siguron fitoren Rubin Kazanit

    12/09/2025 20:19

    Zhegrova mungon edhe ndaj Dortmundit

    12/09/2025 17:09

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.