Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova, objektiv i klubit të madh italian
    Ballina-2

    Zhegrova, objektiv i klubit të madh italian

    14/08/2023 17:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova mund të përfundojë në Serie A në ditët e fundit ta afatit kalimtar të verës.

    Ylli kosovar mund të përfundojë në Napoli, ku do t’i bashkohej bashkëlojtarit tek Kombëtarja e Kosovës, Amir Rrahmani.

    Gazetari italian, Nicolo Schira thotë se, në rast se napolitanët e shesin Hirving Lozanon, atëherë do të vihen në ofanzivë për ta transferuar futbollisti ofanziv të Lillet.

    “Napoli është i interesuar për alon e Lillet, Edon Zhegrova si zëvendësues i mundshëm i Lozanos nëse ‘El Chucky’ do të largohet”, shkroi eksperti i transfereve në rrjetin social, Twitter.

    Pak javë më parë flitej edhe për një interesim eventual të Milanit për shërbimet e përfaqësuesit kosovar, por që s’kishte diçka më konkrete.

    Tash, ish-futbollisti i Baselit do të ishte i gatshëm ta përqafojë ekipin e drejtuar nga trajneri Rudi Garcia.

    Ndërkohë, ai është i fokusuar tek ekipi aktual, Lille, i cili e nisi në fundjavë sezonin e ri në Ligue 1. 

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.