Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova takohet me Abdixhikun në Paris, ia dhuron fanellën e tij të Lille
    Ballina-2

    Zhegrova takohet me Abdixhikun në Paris, ia dhuron fanellën e tij të Lille

    07/03/2023 23:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka pritur sonte në Paris kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

    23-vjeçari, i cili aktivizohet te skuadra franceze, Lille, ia dhuroi politikanit kosovar fanellën e tij.

    Abdixhiku u shpreh i nderuar nga pritja e Zhegrovës, për të cilin tha se ka një të ardhme të ndritshme.

    Postimi i plotë nga Abdixhiku:

    “I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai.

    Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të.

    Të faleminderit për pritjen Edon.

    Të priftë e mbara djalë”.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.