Edon Zhegrovës nuk i ka lënë shejë përjashtimi nga grumbullimi me Kosovën, te skuadra e Lille.
25-vjeçari i cili u rikthye te klubi francez pas ndeshjeve kombëtare, do të luaj sonte nga minuta e parë në ndeshjen ndaj St Etienne.
Ai ka besimin e plotë të trajnerit Bruno Genesio.
Zhegrova ka pasur një fillim sezoni fantastik te Lille, duke shënuar në ndeshjen e parë ndaj PSG-së, e po ashtu edhe tre gola në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.