Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova ushtroi edhe në ditën e pushimit, ylli kosovar kërkon më shumë hapësira të shtunën
    Ballina-1

    Zhegrova ushtroi edhe në ditën e pushimit, ylli kosovar kërkon më shumë hapësira të shtunën

    23/09/2025 15:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventusi iu është rikthyer ushtrimeve sot pas pushimit prej 48 orësh.

    Trajneri Igor Tudor ka nisur të punojë për ekipin që do ta vendosë në fushë për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës.

    Në këtë drejtim, mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” thekson se, midis lojtarëve të njoftuar për “lansim” është Zhegrova, i cili ishte plot adrenalinë në minutat e fundit në Bentegodi dhe tani është gati ta zërë vendin e tij.

    Ylli kosovar zbarkoi në Torino në fund të afatit kalimtar të verës dhe ka zgjedhur të djersitet edhe gjatë ditës së pushimit të dhënë nga trajneri Tudor për të përshpejtuar drejt formës së tij më të mirë.

    Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet është një kandidat për më shumë minuta lojë të shtunën mbrëma, ndërsa mund ta ndajë stafetën me Conceicaon, të cilën madje mund ta bëjë në mënyrë konstante gjatë gjithë sezonit, duke e pasur parasysh se luajnë në të njëjtën pozitë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.