Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova vjen me një mesazh motivues
    Ballina-2

    Zhegrova vjen me një mesazh motivues

    13/03/2025 11:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova nuk mundi ta ndihmonte mbrëmë Lillen në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

    Ylli kosovar është duke u rikthyer nga lëndimi dhe i përkrahu shokët e skuadrës prej jashtë fushës së blertë në ndeshje me Borussia Dortmundin, ku skuadra franceze u mposht në shtëpi dhe u eliminua nga gara më prestigjioze e futbollit evropian.

    Por, përkundër eliminimit, sulmuesi anësor ndihet i kënaqur me rrugëtimin e Lillet në Champions në këtë sezon.

    Ai e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i përgëzoi lojtarët dhe i falënderoi tifozët për mbështetjen e dhënë në çdo ndeshje të këtij sezoni.

    “Gjithmonë krenar me këtë ekip. I falënderoj krejt bashkëlojtarët e mi dhe tifozët tanë për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve”, shkroi 25 vjeçari në Instastory.

    Kjo mund të ketë qenë eksperienca e fundit e Zhegrovës në garat evropiane me Lillen pasi gjatë verës që po vjen ai pritet të largohet nga Franca për ta nisur një përvojë të re në një klub madh dhe në një ligë më të fortë evropiane. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.