Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zidane i mahnitur nga Bellingham: Është një lojtar i jashtëzakonshëm, bën gjëra të pabesueshme
    Ballina-1

    Zidane i mahnitur nga Bellingham: Është një lojtar i jashtëzakonshëm, bën gjëra të pabesueshme

    14/02/2024 19:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Është nga ata lojtarë, që nuk i vijnë shpesh botës së futbollit.

    Ish-“ylli” i Juventus e Real Madrid, Zinedine Zidane tashmë në rolin e një prej analistëve të këtij sporti, ku opinioni i tij është shumë i rëndësishëm ka folur ditët e fundit edhe për paraqitjet e “pasardhësit” e tij, me fanellën e “Los Blancos”, Jude Bellingham.

    “Superylli” anglez, i cili u transferua për shifrën e 103 milionë eurove, gjatë merkatos së verës, nga “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, te “Galaktikët” e Real Madrid po shkëlqen me fanellën e 14 herë kampionëve të Evropës, performanca të cilat duket se kanë mahintur edhe një ish-lojtar, si Zidane, i cili ka “thurur” jo pak elozhe për anglezin.

    “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën gjëra të pabesueshme. Ju mund ta kishit imagjinuar se çfarë do të bënte, por ai ka tejkaluar të gjitha statistikat me atë që po bën. Sepse nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 20 vjeç. Ai erdhi me shumë dëshirë dhe shumë gola. Kjo është ajo që ai po bën, e vendos stekën shumë lart dhe thjesht po i tregon botës se kush është dhe është fantastike ta shoh kështu”,- u shpreh “legjenda” franceze. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Chelsea dhe Crystal Palace ndajnë pikët, në ndeshjen që u anulua një super gol

    17/08/2025 17:08

    Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

    16/08/2025 21:39

    Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

    16/08/2025 21:32

    City nis me fitore, Reijnders e Cherki shënojnë në debutim

    16/08/2025 20:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.