Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Zoti na ruajt! Ai është i vetmi që dua të mos shënojë sonte”, aksionari i klubit të Rapidit flet për Rrahmanin
    Ballina-1

    “Zoti na ruajt! Ai është i vetmi që dua të mos shënojë sonte”, aksionari i klubit të Rapidit flet për Rrahmanin

    12/09/2023 18:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një nga aksionaret e klubit të Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu, ka deklaruar se nuk dëshiron që Albion Rrahmani të shënojë sonte për Kosovën ndaj Rumanisë.

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte në udhëtim ndaj rumunëve, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

    Angelescu vlerësoi se “Dardanët” kanë futbollistë më të mirë se Izraeli, kombëtare me te cilën barazoi Rumania 2:2 para tre ditësh.

    “Mendoj se Kombëtarja e Kosovës ka lojtarë më të mirë se ata të Izraelit. Po flasim për kuotën dhe ekipin. Zoti na ruajt, Rrahmanidy gola! Sinqerisht, është e vetmja ndeshje ku nuk dua që ai të shënojë”, tha fillimisht ai për “GSP”.

    Të gjithë jemi rumunë, të mos bëjmë shaka. Po, ai është lojtari ynë dhe i urojmë të gjitha të mirat, por më pak në këtë ndeshje”, shtoi Angelescu.

    “Përndryshe, dua të shënoj në çdo gjë. Unë dua që ai të luajë kundër Zvicrës, kundër Izraelit. Unë dua shumë që të fitojmë me Kosovën dhe të shkojmë edhe në një turne final. Dhe nëse do të shkonim në një turne final, nuk mendoj se do t’i vendosnim vetes një objektiv, të arrijmë në çerekfinale apo gjysmëfinale”, deklaroi Victor Angelescu.

    Kujtojmë se Rrahmani u transferua këtë verë nga Ballkani te Rapidit, me klubin nga Bukureshti që pagoi 600 mijë euro për të nënshkruar me sulmuesin kosovar.

    23-vjeçari e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në elitën e futbollit rumun, duke shënuar katër gola në dy paraqitjet e para.

    Albion Rrahmani ende nuk ka debutuar zyrtarisht me Kombëtaren e Kosovës dhe mbetet të shihet nëse sonte do të ketë minuta për të.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.