Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit, e motivuar përballë Kamerunit
    Ballina-2

    Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit, e motivuar përballë Kamerunit

    24/11/2022 11:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Zvicrës do ta nisë Botërorin në Katar të enjten kundër Kamerunit. Zvicra është në formë të lartë para përballjes më përfaqësuesen afrikane. “Helvetikët” kryesuan grupin e tyre kualifikues të Kupës së Botës pa asnjë humbje, duke lënë prapa kampionen e Evropës, Italinë. Pa humbje synojnë ta mbyllin edhe fazën grupore të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Selektori Murat Yakin dhe kapitenit Granit Xhaka iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të mërkurën, para ndeshjes që zhvillohet të enjten prej orës 11:00. Në grupin G janë edhe Brazili dhe Serbia. Yakin paralajmëroi se Zvicra kërkon fitore në ndeshjen e parë të turneut.

    “Ne kemi një shpirt të madh ekipor dhe duam të bëjmë histori. Ne nuk jemi këtu vetëm për të luajtur së bashku. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”, ka thënë selektori i Zvicrës, Murat Yakin, në konferencën për media. “Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e parë dhe mezi presim këtë përballje”.

    Edhe kapiteni Xhaka thotë se janë gati për të shkruar historinë në Katar.

    “Jemi gati të bëjmë histori. Tani është qetësi nga lojtarët. Ne duam të fitojmë, shpresojmë në tri pikët e para”, ka theksuar Xhaka.

    Zvicra arriti në çerekfinale të “Euro 2020” dhe kanë kaluar grupet në dy botëroret e fundit. Në të dyja botëroret u eliminuan në 1/8 e finales. Do të jetë hera e parë që Zvicra përballet me Kamerunin. Dhe, kjo do të ndodhë të enjten në stadiumin “Al-Janoub” në Al-ëakrah.

    “Kameruni ka sulmues të mirë. Nuk duhet t’i lëmë vetëm. Ne kemi një mbrojtje të mirë. Ne do të jemi vigjilentë dhe të përqendruar, por jo vetëm të përqendruar në mbrojte. Duhet të jemi agresivë”, është shprehur Yakin, që ka konfirmuar se Yann Sommer do të jetë i gatshëm për lojë.

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.