Zvicra luajti kundër Brazilit, Andi Zeqiri lajmërohet me një postim nga shtëpia e tij

Përfaqësuesja e Zvicrës zhvilloi ndeshjen e dytë në Grupin G të Kupës së Botës “Katar 2022”. “Helvetikët” pësuan disfatë 1-0 ndaj Brazilit me golin e Casimeros. Ndeshja u zhvilluar në “Stadium 974”, derisa Xherdan Shaqiri nuk luajti fare, në anën tjetër Granit Xhaka ishte i plotë si kapiten. Andi Zeqiri ka publikuar një fotografi nga
Përfaqësuesja e Zvicrës zhvilloi ndeshjen e dytë në Grupin G të Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Helvetikët” pësuan disfatë 1-0 ndaj Brazilit me golin e Casimeros. Ndeshja u zhvilluar në “Stadium 974”, derisa Xherdan Shaqiri nuk luajti fare, në anën tjetër Granit Xhaka ishte i plotë si kapiten.
Andi Zeqiri ka publikuar një fotografi nga shtëpia, duke e shikuar këtë ndeshje. Zeqiri nuk është ftuar fare nga Zvicra për Botëror dhe është futbollist i urryer nga kosovarët pasi që fillimisht kishte pranuar të luante për Kosovën e më pas i ra pishman duke tradhtuar vendlindjen e prindërve të tij. /Gazeta Sport/

Kujtojmë se Zeqiri, i cili pranoi ftesën e Zvicrës para Kosovës, nuk u ftua fare nga përzgjedhësi Murat Yakin për t’iu bashkuar Zvicrës në Katar.



