Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zymer Bytyqi largohet nga CSKA Sofia
    Ballina-1

    Zymer Bytyqi largohet nga CSKA Sofia

    19/08/2025 16:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zymer Bytyqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së CSKA Sofias.

    Klubi bullgar të martën në faqen zyrtare ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme e ka ndërprerë kontratën me Bytyqin.

    CSKA Sofia në fillim të këtij muaji për shkak të shkeljes disiplinore vendosi që ta largojë Bytyqin nga skuadra e parë. Sulmuesi i krahut stërviti me ekipin e dytë të CSKA Sofias.

    28-vjeçari te CSKA Sofia u transferua në muajin shkurt të vitit të kaluar.

    Në 20 ndeshjet e zhvilluara me klubin nga Bullgaria shënoi pesë gola dhe bëri dy asistime.

    Sulmuesi kosovar në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Antalyaspor, Konyaspor, Salzburg, Viking e Olympiacos.

    Me Kosovës ka 24 ndeshje të luajtura dhe një gol të shënuar.

    Te CSKA Sofia luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, Lumbardh Dellova dhe Kevin Dodaj.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.