Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrat e FFK-së dhe ambientet e FIFA-së i quan “tualet”, ky pretendonte ta kapte Federatën e Futbollit të Kosovës!
    Ballina-1

    Zyrat e FFK-së dhe ambientet e FIFA-së i quan “tualet”, ky pretendonte ta kapte Federatën e Futbollit të Kosovës!

    27/12/2023 14:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të gjithë e dijmë, jemi dëshmitarë se asnjëherë, në asnjë periudhë, futbolli kosovar nuk ka qenë me prioritet për t’i dhënë hov zhvillimit të tij.

    Përkushtimin dhe vullnetin e një stafi të përgatitur e me energji , duket se e kanë hetuar edhe shefat e UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët përveç projekteve që i aprovojnë përditë zhvillimi të futbollit si ai evropian dhe botërorë kanë vizituar zyrtarisht Prishtinën, pra FFK duke premtuar mbështetje të pakushtëzuar.

    E, një përpjekje të tillë për zhvillim siç duket nuk e ka hetuar vetëm një njeri, vetëm z.Ramzi Ejupi duket se ambientet e FFK-së, ato të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeministrisë iu janë dukur “toalet”, të paktën kështu iu është referuar njeriu që dha dorëheqje si kryetar i FC Prishtinës, vetëm pas e solli në gjendje kur në tribuna për të ia ndjekur ndeshjet nuk i shkonin as 200 veta.

    Ejupi, i ftuar në një emision sportiv ditë më parë, siç duket nga dëshpërimi i madh që nuk arriti ta kap Federatën e Futbollit të Kosovës, tani më nuk po din as se çfarë po flet, kjo pasi që “toalet”, i ka quajtur edhe ambientet e FIFA-së në Cyrih të Zvicrës, ku presidenti i FFK-së, zakonisht takohet me të dhe presidentin e FIFA-së, z. Infantino.

    Padyshim se delegatët por edhe KE duhet të ndihen krenare që më shumë mund e duke u shantazhuar në forma të ndryshme, mbajtën larg futbollit njerëz që ambientet e një institucioni të cilin pretendojnë ta drejtojnë e quajnë  “toalet”, ndoshta, ku i dihet, të tillë ndoshta  do ta shndërronin ambientin e FFK-së, por, nuk iu dha rasti dhe ngelen vetëm në tentativë. /Preshevajonë

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.