Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Arlis Shala prezantohet te Liria
    Ballina-1

    Zyrtare: Arlis Shala prezantohet te Liria

    15/07/2023 20:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liria ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar.

    Skuadra prizrenase ka blinduar edhe portën, duke nënshkruar me portierin shqiptar Arlis Shala.

    Shala së fundmi ishte pjesë e Drenicës, teksa nga sezoni i ri do ta mbrojë portën e Lirisë së Prizrenit.

    Njoftimi i plotë nga FC Liria:

    Arlis Shala nënshkruan me Lirinë

    Portieri, Arlis Shala ka nënshkruar me KF Liria.

    Ai, është përforcimi i radhës, duke forcuar portën bardhezi.

    “Jam i lumtur për marrëveshjen.Liria, është mundësi e mirë. Pres që krahas ngritjes profesionale, të arrijmë objektivat me klubin”, ka thënë shtatëlarti Shala.

    Ndërkaq, pronari Rahman Kiqe, me këtë rast tha: “po e kompletojmë skuadrën transfer pas transferi. Do të bëjmë një ekip konkurues”, tha ai, duke shtuar se: “javën që vie, pritet arritja e futbollistëve cilësor, që do ta bëjnë dallimin”.

    Ai, dy vitet e fundit ishte tek Kastrioti (Shqipëri) dhe Drenica.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.