Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Ballkani ia rinovon kontratën Walid Hamidit
    Ballina-1

    Zyrtare: Ballkani ia rinovon kontratën Walid Hamidit

    20/02/2026 22:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani e ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së yllit të skuadrës, Walid Hamidi.

    Hamidi që prej kalimit te “Xhebrailat” ka qenë ndër lojtarët më të mirë, ku në 96 paraqitje ka kontribuar me 15 gola e 13 asistime.

    Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani ka informuar se Hamidi ka vazhduar deri më 2029.

    Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

    “𝐖𝐚𝐥𝐢𝐝 𝐇𝐚𝐦𝐢𝐝𝐢 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟗!

    FC Ballkani njofton vazhdimin e bashkëpunimit me Ëalid Hamidin, sulmuesin algjerian që ka rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2029.

    Hamidi është pjesë e Ballkanit nga vera e vitit 2023 dhe ka qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Deri më tani, ai ka regjistruar 96 ndeshje me fanellën e Ballkanit, me 15 gola të shënuar dhe 13 asiste, ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në titullin kampion të fituar vitin 2024 dhe udhëtimin e sukseshëm evropian atë sezon

    Ky sezon po kalon në formë shumë të mirë për 29 vjeçarin dhe në 16 ndeshje të zhvilluara, Hamidi ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke qenë një nga kontribuesit kryesorë të ekipit në fazën ofensive”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.