Gjiganti katalunas Barcelona është duke u hetuar nga prokurorët që kanë denoncuar zyrtarisht klubin dhe do të ndjekin veprime ligjore për të nxjerrë në dritë sandalin e pagesës së arbitrave “Negereira”.
Siç raporton “Relevo”, qyteti i Barcelonës e ka denoncuar klubin si një person juridik si dhe ish presidentët Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu në një fillim zyrtar të hetimit.
Sipas prokorurisë, hetimi do të bëhet për një periudhë dyvjeçare nga viti 2016 në 2018. Thuhet se klubi i ka paguar ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, gati 7 milionë euro (6.2 milionë funte/7.4 milionë dollarë) nga 2001-2018.
Barça pretendon se ata ishin të interesuar vetëm për raportet e vëzhgimit të arbitrave, megjithëse integriteti i tyre sportiv gjithashtu është vënë në pikëpyetje.
Prokuroria aspiron gjithmonë të arrijë një dënim për akuzat, por është e zakonshme që aspirata e saj 100 për qind të mos përmbushet plotësisht.
Tri akuzat për të cilat ata akuzojnë do të jenë të vështira për t’u vërtetuar në tërësinë e tyre, por Barcelona është për momentin, e ekspozuar jo vetëm ndaj sanksioneve ekonomike (më të zakonshmet), por edhe ndaj një skualifikimi, siç përcaktohet në nenin 33.7 të Kodit Penal.
Përveç kësaj, prokurorët kanë vendosur që Joan Gaspart (president i Barcelonës nga viti 2000-2003) dhe Joan Laporta (nga 2003-2010) të dëshmojnë si dëshmitarë. Në fakt, ata konsideruan se Rosell ishte përfshirë në hetim vetëm në të njëjtën mënyrë, por më në fund vendosën që pagesat e bëra nën mandatin e tij nuk mund të konsideroheshin të parashkruara.
Faturat “nuk u gjetën”
Siç është publikuar nga “El Confidencial”, Barça u përpoq të zbriste 900 mijë euro me faturat false të Negreiras.
Pikërisht në atë moment Agjencia Tatimore nisi një hetim (5 korrik 2019). Veçanërisht e ashpër ishte përgjigja e Barcelonës pas hetimit të Agjencisë së Tatimeve për TVSH-në ndaj dy kompanive të përdorura nga Enriquez Negreira (Nilsat dhe Dasnil).
Atyre iu kërkuan faturat dhe kontrata për ofrimin e shërbimeve dhe identifikimi i profesionistëve, teknikëve apo asistentëve që zhvilluan shërbimet dhe kopjet e videove dhe raporteve.
Klubi i Barçës është përgjigjur se nuk ka gjetur dokumentacionin e kërkuar, siç tregohet në denoncimin e Prokurorisë dhe se faturat nuk korrespondojnë me ofrimin e shërbimeve nga kompania.