Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Burim Shala përforcon shtabin teknik të Llapit
    Ballina-2

    Zyrtare: Burim Shala përforcon shtabin teknik të Llapit

    10/06/2024 19:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar se ka angazhuar në shtabin teknik ish-trajnerin e Fushë Kosovës, Burim Shalën.

    Shala edicionin e kaluar udhëhoqi Fushë Kosovën ku e humbi statusin e skuadrës elitare dhe kjo ka bërë që ai të largohet nga Fushë Kosova për të vazhduar karrierën te Llapi si ndihmëstrajner i Tahir Batatinës.

    Njoftimi i KF Llapit:

    Kemi kënaqësinë të njoftojë se Burim Shala është bërë pjesë e shtabit teknik të skuadrës sonë si ndihmëstrajner i ekipit.

    Me përvojën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, presim që ai të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave.

    Si një ish-futbollist i shquar i Fushë Kosovës dhe kryetrajner në të njëjtën ekip, Burim Shala përfaqëson një kombinim të përsosur të përvojës dhe pasionit për të punuar dhe ndihmuar shtabin teknik në arritjen e objektivave.

    Pasi u bashkua me shtabin teknik, trajneri Burim Shala u prononcua për faqen zyrtare të klubit: “Është kënaqësi e veçantë për mua të punoj tek Llapi. Falenderoj drejtuesit e klubit për besimin, në veçanti kryetrajnerin Tahir Batatina dhe Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella. Unë jam i privilegjuar maksimalisht për të punuar me një staf të mrekullueshëm dhe futbollistë shumë cilësor siq ka Llapi. Na mbetet vetëm punë dhe angazhim që t’i arrijmë së bashku objektivat që ka klubi, duke nisur nga garat evropiane”

    Ne e mirëpresim trajnerin në familjen tonë dhe jemi të sigurt se bashkëpunimi ynë do të sjellë suksese të mëdha.

    Mirësevjen trajner, Burim Shala ????????

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.