Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Caktohet termini i ri për ndeshjen e pestë gjysmëfinale, mes Prishtinës dhe Trepçës
    Ballina-2

    Zyrtare: Caktohet termini i ri për ndeshjen e pestë gjysmëfinale, mes Prishtinës dhe Trepçës

    25/04/2023 17:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja e pestë gjysmëfinale mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën, më 30 prill.

    Kështu ka vendosur Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

    Gjithashtu është bërë e ditur se ndeshja do të gjykohet nga gjyqtarët e huaj.

    Njoftimi i plotë nga FBK:

    “Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sqaron për të gjitha palët që termini i ndeshjes, sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes. Duke u bazuar në këtë parim, kemi shqyrtuar kërkesën e KB Sigal Prishtina për shtyrje të ndeshjes. Kujtojmë që KB Sigal Prishtina fillimisht ka kërkuar që ndeshja të shtyhet nga termini i paraparë të enjten, në të premten më 28 prill. Sot (e martë, 25 prill) ndërkohë e ka dhënë edhe një datë alternative, për të mërkurën, 26 prill.

    Rrjedhimisht, cilido caktim i terminit për datën 26 prill, nuk është as i shqyrtueshëm, meqë afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.

    Duke u nisur nga situata  e krijuar dhe faktet ne vijim:

    Kërkesa e KB Sigal Prishtinës që ndeshja të shtyhet

    Kërkesa e klubeve që ndeshjet e play-offit të zhvillohen me gjyqtarë të huaj

    Mirëkuptimi që ka FBK për ndeshjet ndërkombëtare të FHK-së

    Mungesa e gatishmërisë së KB Trepçës që të zhvillojë ndeshje jashtë termineve të parapara me PG

    Mungesa e gatishmërisë se klubeve që të pajtohen për termin të ndeshjes e shtyrë

    Gatishmëria e FBK-së që të mund të sigurojë gjyqtarë të huaj të dielën, me 30 prill

    Komisioni i Garave i FBK-së vendos që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë KB Sigal Prishtina vs KB Trepça të zhvillohet të dielën, me 30 prill”.

    Kujtojmë se seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është e barabartë, 2:2.

    Pra, skuadra fituese në ndeshjen e pestë do të sigurojë kalimin për në finale të “Play-Offit”, aty ku i pret Peja.

    TË LIDHURA

    Ismet Munishi e “palon” Amir Rrahmanin në lidhje me gazetarët e sportit në Kosovë

    25/06/2025 09:05

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.