Riccardo Calafiori është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Arsenalit.
Përmes faqeve zyrtare klubi i “The Gunners” njoftoi se 22-vjeçari është tashmë pjesë e skuadrës së tyre.
Arsenal-i e bleu mbrojtësin nga Bologna për rreth 50 milionë euro, shifër ku përfshihen edhe bonuset, me Calafiorin që ka firmosur deri në verën e 2029-ës me klubin anglez.
Calafiori tregoi paraqitje mjaftë të mira edhe me Italinë në “EURO 2024”.
Interes për mbrojtësin italian kishin shfaqur edhe shumë klube tjëra të mëdha, duke përfshirë Real Madridin, por në fund, vendimi i tij ishte t’i bashkohej Arsenalit.