Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Diar Halili nga Porto i bashkohet Prishtinës
    Ballina-1

    Zyrtare: Diar Halili nga Porto i bashkohet Prishtinës

    02/02/2023 20:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën.

    Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit.

    Ai ka përvojë në elitën e futbollit kosovar pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22). Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist.

    19-vjeçari, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19, është shprehur i lumtur që i është bashkuar ekipit kosovar.

    “Jam shumë krenar dhe i motivuar të luaj për klubin më të madh në Kosovë. Për mua është e rëndësishme që të luftoj maksimalisht në çdo minut për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit të qytetit”, tha Diar Halili pwr faqen zyrtare tw klubit “FCPrishtna”.

    ““Plisat” janë tifozët më të mirë në Kosovë dhe premtoj se do ta mbroj me nder fanellën e Prishtinës”, shtoi Diar Halili. 

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.