Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ZYRTARE | Drilon Hazrollaj nënshkruan me Rapidin e Bukureshtit
    Ballina-1

    ZYRTARE | Drilon Hazrollaj nënshkruan me Rapidin e Bukureshtit

    29/03/2025 18:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli i ri kosovar, Drilon Hazrollaj e ka kompletuar kalimin nga Malisheva te Rapidi i Bukureshtit. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi rumun.

    Në moshën 21-vjeçare, Drilon Hazrollaj ka nënshkruar kontratë me Rapidin e vlefshme nga vera deri në fund të sezonit 2027-2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ka shkruar Rapidi, raporton Ballkani.info.

    “Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori mbresëlënëse dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Do të jap gjithçka për ekipin. Mezi pres të luaj për këta tifozë fantastikë. Shpresoj t’u dhuroj tifozëve shumë momente gëzimi!”, tha Driloni për Rapid TV.

    Driloni ka arritur të shënojë 9 gola dhe 3 asistime për Malishevën këtë sezon. Në fakt, kosovari ka shënuar për Malishevën në ndeshjen e luajtur dje, më 28 mars, ndaj FC Suharekës.

    Hazrollaj është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.