Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Erlind Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të FC Feronikeli ‘74
    Ballina-2

    Zyrtare: Erlind Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të FC Feronikeli ‘74

    09/11/2024 20:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas problemeve të mëdha në klub dhe rezultateve jashtëzakonisht të dobëta, presidenti i klubit FC Feronikeli ’74, Erlind Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti.


    Lajmin e ka bërë të ditur vet Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

    Ai ka numëruar një numër të madh arsyesh pse e qojë deri te ky vendim.

    Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

    Mirupafshim klubi i zemrës “Nikli” 

    Në shoqëri të Artanit, Farukut, Brahimit, Lapidarit dhe Leutrim Krasniqit, vendosëm të ecim së bashku në rrugën e suksesit.

    Pas vendimit për t’u bashkuar neve na u bashkua edhe kryetari i komunës z. Lladrovci i cili na ofroi mbështetjen e tij të plotë dhe donatorë të rinj, përkrahjen e gjithanshme dhe rregullimin e stadiumit dhe hapësirat përcjellëse, duke i krijuar kushtet ndër më të mirat për futbollistë në Kosovë.

    Drejtimi i klubit nga ana ime, duke nisur si një 29 vjeçar, ka qenë nder e privilegj, por, edhe përgjegjësi e madhe në të njëjtën kohë. Jam i lumtur që me tërë përkushtimin dhe dashurinë ndaj klubit, kemi arritur të tejkalojmë shumë sfida.

    Me bindjet tona të përbashkëta, se futja në Superligë është një fillim i ri dhe burim inkurajimi për sfidat që na prisnin, kemi qëndruar fort dhe me vendosmëri gjatë sezonit të kaluar në këtë arenë të nivelit të lartë.

    Sukseset tona të mëdha dhe angazhimi ynë i vazhdueshëm në Superligë na kanë bërë të rritemi dhe të përsosemi si ekip, duke demonstruar vullnetin tonë për të përballuar çdo sfidë me guxim dhe besim në aftësitë tona.

    Ky sezon ka sjellë sfida të mëdha dhe dështime që i kemi përjetuar për herë të parë, megjithëse kemi pasur një situatë të përmirësuar nga donatorët. Për shkak të klimës së vështirë në klub dhe dështimeve që hasëm, pavarësisht ndihmës së faktorëve të jashtëm, është koha për mua të tërhiqem nga pozicioni i udhëheqjes së Feronikelit 74.

    Bordi i ri dhe njerëzit e rinj që janë bashkuar me klubin para fillimit të sezonit kanë sjellë frymë dhe vizion për të ardhmen e Niklit.

    Në këtë moment të ndryshimit, do të dëshiroja të shpreh mirënjohjen time të thellë për punën dhe përkushtimin e tyre për të përparuar dhe përforcuar klubin.

    Jam i kënaqur që i kam pasur anëtarët e këtij bordi dhe njerëzit e rinj në ekip, dhe jam i sigurt se ata do të vazhdojnë të drejtojnë Feronikelin 74 drejt suksesit dhe një të ardhme të ndritshme në futboll.

    Krenaria e qytetit, i ka të gjitha parakushtet për të pasur sukses. Largimi im nga udhëheqja e mëtejme e “Niklit”, është akt moral dhe i pakthyeshëm, duke shpresuar për suksese të klubit tonë të zemrës.

    Falënderim të përzemërt për kryetarin Lladrovci, i cili qysh nga fillimi i drejtimit tim të klubit premtoi që ky rrugëtim do të jetë i përbashkët, dhe do të kem mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset, qoftë ato triumfuese, por edhe momente si ky që ngaqë nuk e kisha menduar në plan afatgjatë, sërish është një vendim i mirë menduar nga ana ime.

    Për gjithë rrugëtimin e përbashkët, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që në mënyra të ndryshme përkrahën Niklin, mbi të gjitha edhe tifozët e klubit që qoftë nga tribuna apo nga ekrani, gjithnjë i dhanë Niklit mbështetjen e merituar.

    Faleminderit nga zemra!

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.