Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Ferizaj bën goditje të madhe, prezanton dyshen e Dritës
    Ballina-2

    Zyrtare: Ferizaj bën goditje të madhe, prezanton dyshen e Dritës

    16/01/2023 17:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ferizaj ka prezantuar dy futbollistët e Dritës, Albin Krasniqin dhe Drilon Islamin si dy përforcimet më të fundit në merkaton dimërore.

    Siç njofton klubi, dyshja Krasniqi dhe Islami kanë nënshkruar për 18 muaj me Ferizajn.

    “Goditje e dyfishtë nga Drita. FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se ka arritur marrëveshje për dy mesfushorët e talentuar, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami. Dyshja që deri dje ishin pjesë e skuadrës së njohur kosovare, FC Drita, kanë nënshkruar marrëveshje për 18 muaj që të mbrojnë ngjyrat e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.
    Albin Krasniqi i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit ferizajas, luan si mesfushor i avancuar.

    Drilon Islami luan në pozitën e mesfushorit defanziv, ku është paraqitur edhe në ndeshjen ndërkombëtare, kur Drita ka luajtur kundër Feyenoordit.

    Ferizaj njëherit është edhe klubi më aktiv në elitën e futbollit kosovar në afatin kalimtar të janarit.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.