Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ZYRTARE: Ferizaj nënshkruan me ish futbollistin e Kukësit
    Ballina-2

    ZYRTARE: Ferizaj nënshkruan me ish futbollistin e Kukësit

    13/01/2023 19:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur nga Maqedonia e Veriut, mbrojtësin e djathtë, Filip Gligorov.

    Mbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Shakhter Karagandyt në Kazakistan. Ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e FK Kukësi, FK Partizani, FC Shkupi, KF Vllaznia, D. Calarasi, Sileks, FK Olimpik, Euromilk GL, STK Samorin, Banik Ruzina dhe Rabotnicki.

    Gligorov me rastin e nënshkrimit të kontratës, ka thënë se kjo është aventura e tij e parë në futbollin kosovar dhe është i motivuar për të arritur objektivat e klubit.

    “Kjo është hera e parë për mua që do të luajë në Kosovë, sigurisht se në të kaluarën kam pasur oferta, por asnjëra nuk më ka bindur. Oferta e klubit të Ferizajt ka qenë ndryshe nga të tjerët sepse bëhet fjalë për një projekt shumë konkret dhe profesional. Për ne lojtarët është e rëndësishme që të na krijohen kushtet për të dhënë më të miren nga vetja. Dhe klubi i Ferizajt i përmbush të gjitha nevojat.

    Jam shumë i motivuar dhe menxi e pres fillimin e garave. Nga ajo se çka kam dëgjuar bëhet fjalë për një klub me lojtarë të talentuar, e që sigurisht se edhe me ndihmën e fatit ne do të arrijmë objektivat tona”, ka thënë Gligorov për faqen e klubit.

    FC Ferizaj njofton se me Gligorov, e ka mbuluar nevojën që e kishin në krahun e djathtë të mbrojtjes, por që sigurisht se nuk do të jetë transferi i fundit.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.