Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ZYRTARE: Fushë Kosova fiton me rezultat zyrtar ndaj Ulpianës
    Ballina-1

    ZYRTARE: Fushë Kosova fiton me rezultat zyrtar ndaj Ulpianës

    04/04/2023 15:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka analizuar ndeshjet e javës së 27-të në Superligë dhe javën e 20 në Ligën e Parë.

    Me këtë ras Komisioni ka vendosur që ndeshja Fushë Koosva – Ulpiana të regjistrohet me rezultta zyrtar 3:0 në favor të Fushë Kosovës pasi Ulpiana ka aktivizuar në lojë një futbollistë pa drejtë loje.

    Më poshtë keni vendimet Komplete:

    V E N D I M E

    1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 20-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana të cilën KG e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova“.

    2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

    Inicime disiplinore:

    Ndaj: Lojtarit të FC ”Phoenix”, Amir Prishtina nr fanelle 23 dhe nr ID 001193M94. Motivi: Ndërhyrje e palejueshme si lojtar i fundit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Feronikeli 74 – Phoenix.

    Ndaj: Lojtarit të FC ”Ulpiana”, Ardian Musliu nr fanelle 2 dhe nr ID 00174M97 . Motivi: Aktivizohet në lojë edhe pse ishte paraprakisht i ndëshkuar me katër kartonë të verdhë (nuk kishte drejt loje). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana.

    Ndaj: FC ”Ulpiana”. Motivi: Aktivizon në lojë lojtarin me nr fanelle 2 Ardian Musliu dhe nr ID 00174M97. Lojtari kishte paraprakisht katër kartonë të verdhë dhe nuk kishte të drejt loje. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana.

    Ndaj: Lojtarit të FC ”Drenica”, Agim Zeka nr fanelle 28 dhe nr ID 024459M98. Motivi: Në min e 36-të ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Drenica.

    TË LIDHURA

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.