Mesfushori Ilkay Gundogan karrierën do ta vazhdojë në futbollin turk, te skuadra e Galatasarayt.
Galata të martën ka njoftuar për transferimin e Gundoganit nga Manchester City.
34-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me Cityn, por gjiganti anglez u pajtua që ta lërë të lirë. Turku Gundogan ka luajtur për Gjermaninë në të kaluarën.
“Është krenari e madhe të jesh pjesë e komunitetit të Galatasarayt. Jemi ribashkuar. Mezi pres momentin kur do ta vesh atë fanellë dhe do të hyj në stadium. Jam shumë i lumtur. Është një ditë krenarie për mua dhe familjen time. Jemi shumë të emocionuar. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Shpresojë që do të përshtatem shpejt me ekipin, do të takohem me shokët e mi të ekipit dhe do të luajmë futboll argëtues”, ka thënë Gundogan.
Gundogan ka karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur edhe për skuadra si Barcelona e Borussia Dortmund.
Me Cityn ka 358 ndeshje të luajtura. Ka shënuar 65 gola dhe ka bërë 47 asistime. Ka fituar 14 trofe. Trofe ka të fituar edhe me Dortmundin.