Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City
    Ballina-1

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmues i ri Hekuran Berisha, është zyrtarisht përforcimi më i fundit i Dinamo City në këtë afat kalimtar veror.

    Sulmuesi 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin kryeqytetas dhe i është bashkuar menjëherë skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Ohër.

    Berisha vjen nga skuadra e Dukagjinit në Superligën e Kosovës, ku sezonin e kaluar u paraqit me sukses, duke realizuar 11 gola në kampionat. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Dinamos, e cila e ka afruar nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

    Në klubin blu, Berisha shihet si një investim për të ardhmen, por edhe si element që mund të ndihmojë menjëherë në repartin ofensiv. Transferimi i tij vjen në një moment kur Dinamo synon të forcojë skuadrën për sezonin e ri dhe të garojë për objektiva të larta në elitën e futbollit shqiptar.

    Kontrata me Dinamo City e lidh Berishën me klubin për sezonet në vijim, ndërsa lojtari ka nisur menjëherë punën për t’u përshtatur me ambientin dhe kërkesat e reja. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.