Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Ish-selektori i Maqedonisë së Veriut merr drejtimin e Lirisë
    Ballina-1

    Zyrtare: Ish-selektori i Maqedonisë së Veriut merr drejtimin e Lirisë

    29/11/2023 17:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka prezantuar trajnerin e ri. Në krye të ekipit të Superligës së Kosovës në futboll, do të jetë ish-selektori i Maqedonisë së Veriut, Mirsad Jonuz.

    Jonuz është njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Liria këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe zë vendin e fundit në tabelë me tetë pikë të mbledhura pas 15 xhirove të zhvilluara.

    Jonuz ka punuar në shumë skuadra, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Rabotniçkin e Podebën. Ka punuar edhe në Qipro e Greqi, te skuadrat Nea Salamis Famagusta e Aiginiakos. Ka qenë edhe trajner i Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa së fundmi, ka qenë në Katar te skuadra e Lusailit.

    Jonuz prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka qenë selektor i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka drejtuar edhe ekipin u21 për gjashtë vjet.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.