Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Juventusi i “rrëmben” Interit objektivin e merkatos
    Ballina-1

    Zyrtare: Juventusi i “rrëmben” Interit objektivin e merkatos

    23/01/2024 14:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi i “rrëmbyen”, momentalisht vendin e parë, në tabelën e kampionatit italian të futbollit, Serie A, tashmë “Bardhezinjtë” e Juventus i kanë “rrëmbyer” diçka tjetër, skuadrës së Inter e më konkretish një nga objektivat kryesorë të merkatos, së “mjeshtrave” të “Zikaltërve”, Giuseppe Marotta e Pierro Ausilio.

    Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez, Tjago Dialo, me 23-vjeçarin, i cili është blerja më e re, dhe me shumë mundësi e vetmja, e “Zonjës së Vjetër”, në këtë merkato janari. “Shtatlarti” i prapavijë kreu këtë martë testet mjekësore, në kampin “Bardhezi”, për të nënshkuar më pas, një kontratë 2-vjeçare, me pagë 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa klubi i Lille, nga ku erdhi “luzitani” do të përfitojë plot 6.5 milionë euro, si dhe 10% të shumës, në rast se lojtari shitet sërish, në të ardhmen.

    Në aspektin “strategjik”, Dialo konsiderohet një transferim, me shumë rëndësi për “gjigantët” e futbollit italinë, nga të cilët në fundin e sezonit do ta japë lamtumirën, braziliani, Alex Sandro dhe portugezi mund të luajë shumë mirë në krahun e mbrojtjes, përveç se të spikasë në qendër të prapavijës.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.