Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi
    Ballina-2

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Llapi ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit Kushtrim Shabani.

    Ai, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

    Shabani në dy vitet e fundity ishte pjesë e Gjilanit.

    KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Kushtrim Shabanit në shtëpi.

    Shabani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin tonë, deri në qershor të vitit 2027.

    Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, 28-vjeçari rikthehet në shtëpi, aty ku u formua si futbollist dhe ku si lider i ka prirë skuadrës drejt sukseseve.

    I njohur për angazhimin maksimal dhe lidershipin në fushë, Kushtrimi rikthehet më i motivuar dhe më i gatshëm se kurrë për të dhënë gjithçka për fanellën bardhekaltër.

    Me rikthimin e Shabanit në shtëpi, KF Llapi konfirmon ndërtimin e një skuadre me futbollistë me karakter, përvojë dhe cilësi që sezoni i ri të jetë i suksesshëm dhe objektiva të realizuara.”, thuhet në njoftimin e Llapit.

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani operohet në Rumani

    13/06/2025 16:55

    Pavarësisht se është larguar, Luka Modriq merr pjesë në stërvitje te Real Madridi

    13/06/2025 13:43

    Cilësohej pika më e dobët, por tani mesfusha e Kosovës është shumë e fortë

    13/06/2025 10:18

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.