Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva
    Ballina-2

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mesfushorin Rilind Hetemi, i cili i bashkohet klubit në këtë afat kalimtar veror.

    Në njoftimin e bërë publik nga klubi thuhet: “Rilind Hetemi është futbollisti ynë. Sot ju prezantojmë një tjetër ardhje të këtij afati kalimtar, bëhet fjalë për mesfushorin Rilind Hetemi”.

    “Rilindi është zhvilluar në akademinë e Borussia Dortmund, në Gjermani. Ndërsa vjen për të vazhduar rritjen e tij, si dhe për të ndihmuar klubin drejt objektivave të këtij sezoni.

    “Me Rilindin, repartit tonë të mesfushës i japim edhe më shumë kreativitet, konkurrencë dhe cilësi. Mirë se vjen, Rilind Hetemi”, përfundon njoftimi i klubit malishevas.

    20-vjeçari është produkt i akademisë së njohur të Borussia Dortmund dhe konsiderohet një talent premtues, që pritet t’i japë mesfushës së Malishevës një dimension shtesë.

    Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për klubin kosovar, i cili po përforcon organikën për sezonin e ri dhe synon të jetë më konkurrues në elitën e futbollit vendor.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.