Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 
    Ballina-2

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit me përvojë Melvan Adili, i cili ka firmosur me klubin dhe tashmë do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu për sezonin e ri.

    Adili, 31-vjeçar, u prezantua sot zyrtarisht dhe përshëndeti “Skifterat”, tifozët e flaktë të Gjilanit, duke shprehur gatishmërinë për të dhënë maksimumin në fushë.

    Ai është një lojtar polivalent në repartin defensiv – luan si qendërmbrojtës, por mund të mbulojë edhe krahun e mbrojtjes nëse nevojitet.

    Së fundmi, Adili ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilën u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut, duke qenë një nga lojtarët kyç në rrugëtimin drejt titullit.

    Karriera e tij përfshin disa klube të njohura në rajon dhe më gjerë, si: Shkupi, UTA Arad, Zalgiris, Vllaznia, SKA Khabarovsk (Rusi), Bylis, dhe natyrisht Shkëndija, ku ka lënë gjurmë me paraqitje të forta dhe eksperiencë ndërkombëtare.

    Ky transferim dhe ai i Lorik Boshnjaku ditë më parë, shihet si një hap strategjik për fuqizimin e Gjilanit për sezonin e ri në Superligën e Kosovës. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.