Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Ndeshja Kosovë – Rumani do të zhvillohet
    Ballina-1

    Zyrtare: Ndeshja Kosovë – Rumani do të zhvillohet

    16/06/2023 19:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rënduar, ndeshja kualifikuese për Euro 2024, Kosovë – Rumani, do të zhvillohet.

    Në fakt, Futbolli.info merr vesh se pas arritjes se gjyqtarëve holandezë, të cilët do ta ndajnë drejtësinë në këtë duel, Danny Makkelie si gjyqtar kryesor, së bashku me delegatin e ndeshjes nga Belgjika, e kanë inspektuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe janë dakorduar që ajo në pjesën më të madhe i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjes.

    Gjyqtari holandez ka përgëzuar punën e stafit të stadiumit të cilët vazhdimisht po punojnë në tërheqjen e ujit nga fusha. Ai ka kërkuar që deri në fillimin e ndeshjes të bëhet tërheqja e ujit në mënyrë që të ketë kushte sa më të mira për lojë. Aktualisht reshjet e shiut po vazhdojnë, teksa stafi i stadiumit dhe i FFK-së po bëjnë të pamundurën për të krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e kësaj ndeshje pa vështirësi të mëdha.

    Prandaj, sot më shumë se kurrë futbollistëve dardanë u duhet mbështetja e fuqishme nga tribunat për arkëtimin e tri pikëve të reja.

    TË LIDHURA

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.