Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare, Nico Williams vazhdon me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035
    Ballina-1

    Zyrtare, Nico Williams vazhdon me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035

    04/07/2025 16:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nico Williams nuk do të transferohet te Barcelona. 

    Ylli i futbollit spanjoll ka vendosur të mbetet tek Athletic Bilbao, ndërsa firmosi kontratë që e mban në klub edhe plot një dekadë. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2035, ndërsa klauzola e lirimit të tij është rritur për mbi 50 për qind.

    Kontrata e kaluar e Williamsit ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

    Reprezentuesi spanjoll ka thënë se ka vendosur me zemër. 22-vjeçari luan si sulmues krahu, ndërsa pritej të transferohej te Barcelona. Shërbimet e tij i ka kërkuar edhe Bayerni. Por Williams befasoi të gjithë duke nënshkruar të premten kontratë për kohë të gjatë me klubin ku u rrit. Williams është pjesë e klubit Athletic që nga viti 2013. Për Spanjën tashmë i ka luajtur 28 ndeshje dhe ka realizuar gjashtë gola. Ai e ka kaluar gjithë karrierën tek Athletic Bilbao, pos një periudhe te Basconia, ku Athletic Bilbao i rrit lojtarët.

    “Kur duhen të merren vendime, ajo që ka rëndësi më shumë është zemra ime. Unë jam aty ku dua të jem, në familjen time, në shtëpinë time”, ka thënë Williams në videon përmes së cilës klubi njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit.

    Athletic Bilbao ka shkruar se “shfaqja e besnikërisë nga Williams shënon moment historik për klubin dhe konfirmon besimin në projektin tashmë të nisur sportiv”. 

    Athletic Bilbao tashmë ka vazhduar me lojtarë si Unai Simon, Oihan Sancet, Dani Vivian, Mikel Jauregizar, Benat Prados. Ka vazhduar edhe kapiteni Inaki Williams, vëllai i Nicos. 

    Nico Williams do ta mbajë edhe më tutje numrin 10.

    Klubi bask e ka vlerësuar sukses shumë të madh mbajtjen e Williamsit, ndërsa ka përmendur ofertat e frikshme për të. Ka thënë se kjo është një fitore e vërtetë e klubit.

    “Kontributi i Nico Williamsit për klubin Athletic në vitet e fundit ishte vendimtar. Ai ka bërë dallimin në sulm falë ritmit dhe shpejtësisë. Ka shënuar 31 gola, ka krijuar raste të panumërta dhe vazhdimisht ishte rrezik për mbrojtjet kundërshtare. Pos paraqitjeve në fushë, ndikimi i tij ndërkombëtar ishte i hatashëm. Ai është bërë ambasador i vlefshëm i brendit Athletic Club në botë. Për shembull duke u zgjedhur më i vlefshmi i finales së Euro 2024, ku triumfoi me Spanjën, dhe duke u nominuar për Topin e Artë. Vazhdimi me Nico Williamsin e mbush gjithë familjen e Athletic Club me krenari dhe dëshmon që e ardhmja ambicioze është e ndritur”, ka shkruar klubi bask.

    Klauzola e mëhershme për lirimin e Williamsit ishte 58 milionë euro. Me kontratën e re, Williamsit po ashtu i është rritur ndjeshëm paga. I lindur në Pamplona të Spanjës, Williams ka prejardhje nga Gana. Vëllai i tij, Inaki Williams, luan për Ganën.

    TË LIDHURA

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50

    Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

    04/07/2025 19:10

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32

    Liverpool ndihmon familjen e Diogo Jotas me 15 milionë euro, si dhe do ta respektojë kontratën që portugezi kishte me klub deri në vitin 2027

    04/07/2025 17:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.