Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Pep Guardiola vazhdon kontratën me Manchester Cityn
    Ballina-1

    Zyrtare: Pep Guardiola vazhdon kontratën me Manchester Cityn

    23/11/2022 12:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t deri në vitin 2025. Ka qenë vetë klubi anglez ai që ka zyrtarizuar zgjatjen me dy vite të tjera të kontratës së teknikut spanjoll, me aktuale që përfundonte në qershor 2023.

    Përvoja e deritanishme e Guardiolës te Manchester City konsiderohet mjaft e suksesshme. Deri më tani ka fituar 11 trofe të rëndësishëm, duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Premier League.

    Në të gjitha garat, ai ka fituar 271 nga 374 ndeshjet që ka drejtuar, pra ka pasur sukses të plotë në 72.4% të tyre. City ka shënuar 921 gola gjatë kësaj periudhe, me një mesatare prej 2.46 gola për ndeshje.

    Guardiola, me 374 ndeshje në krye të “Cityzens”, është i dyti në këtë aspekt pas Les McDoëall, i cili qëndroi në stolin e City-t në 587 ndeshje (1950-1963).

    “Jam shumë i kënaqur që do të qëndroj te Manchester City edhe për dy vite të tjera. I falënderoj të gjithë në klub që më besuan. Jam i lumtur dhe ndihem këtu. Kam gjithçka që më nevojitet për ta bërë punën time sa më mirë.

    Unë e di se kapitulli tjetër i këtij klubi do të jetë i mrekullueshëm për dekadën e ardhshme. Kjo ka ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit dhe do të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme, sepse ky klub është shumë i qëndrueshëm.

    Unë kam besim se mund të arrijmë më shumë së bashku dhe kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj dhe të vazhdoj të luftoj për trofe,” – deklaroi Pep për faqe ne klubit pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re.

    TË LIDHURA

    Rey Manaj: Kishte mendime se do të fitojmë lehtë

    10/06/2025 23:28

    Kristjan Asllani: Jemi shumë të mërzitur, nuk e di pse nuk vjen goli

    10/06/2025 23:26

    Dëshpëron Shqipëria, lëshon pikë të rëndësishme

    10/06/2025 22:43

    VIDEO | Barazon Letonia

    10/06/2025 21:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.