Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Pioli largohet nga Milani
    Ballina-1

    Zyrtare: Pioli largohet nga Milani

    24/05/2024 18:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Stefano Pioli nga edicioni i ardhshëm nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Milanit. Kështu ka konfirmuar të premten Milani përmes rrjeteve sociale.

    Skuadra e Milanit e ka falënderuar Piolin për punën e bërë gjatë pesë vitesh qëndrimi në krye të gjigantit italian.

    “AC Milan falënderon nga zemra Stefano Pioli dhe të gjithë stafin e tij për drejtimin e Ekipit të Parë gjatë pesë viteve të fundit, duke siguruar një titull të paharrueshëm të Ligës dhe duke rivendosur praninë e vazhdueshme të AC Milan në kompeticionin më të lartë evropian”, ka shkruar Milani.

    Pioli mori drejtimin e Milanit në vitin 2019. 58-vjeçari i ka zhvilluar 239 ndeshje dhe ka arritur 132 fitore, 55 barazime dhe 52 humbje. Italiani me Milanin e ka të fituar edhe një titull të kampionit.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.