Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ZYRTARE/ Pjanic tërhiqet nga kombëtarja
    Ballina-2

    ZYRTARE/ Pjanic tërhiqet nga kombëtarja

    04/05/2024 17:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Miralem Pjanic është tërhequr nga Kombëtarja e Bosnje-Hercegovinës, pas 115 ndeshjesh me përfaqësuesen. Njoftimi ka ardhur nga vetë 34-vjeçari Pjanic, me një postim në rrjetet sociale.

    “Pas 16 vitesh për Bosnjën dhe Hercegovinën time, ka ardhur momenti të them se ka mbaruar. Ky është sigurisht një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me krenari të madhe dhe kënaqësi të vërtetë them – mjafton”.

     “Kam luajtur 115 ndeshje, kam përjetuar kaq shumë gëzim, duke shkuar në Kupën e Botës – ishte e gjitha një ëndërr që kisha si fëmijë dhe që u bë realitet gjithmonë me dashuri dhe me krenari për fanellën e vendit tim, duke luajtur për popullin tim, për fansat tanë besnikë në mbarë botë”.

    “Faleminderit të gjithë përzgjedhësve, stafit mjekësor dhe ekonomëve që na mbështetën në këtë rrugëtim. Faleminderit BH Fanaticos që besoi në mua dhe më ndihmoi të realizoj ëndrrën time dhe të luaj për vendin që dua. Mirënjohja më e madhe shkon për prindërit e mi dhe e gjithë familjen, ju ishit forca dhe mbështetja ime në çdo gjë”.

    “Në çdo klub ku kam luajtur, kam qenë një boshnjak krenar, duke u përpjekur gjithmonë të jem një model për fëmijët tanë, duke shpresuar që edhe ata një ditë të hyjnë në klubet më të mëdha të botës. I uroj Kombëtares gjithë të mirat në të ardhmen. Sergej, mjeshtër, të uroj gjithë të mirat, ti ishe modeli im. Na çuat në lartësi të mëdha, shpresoj të na drejtoni sërish në rrugën e suksesit. Të dua Bosnja ime”, ka shkruar Pjanic.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.