FC Prishtina para pak minutash ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Lirisë në kuadër të javës së pesë në Albi Mall Superliga do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali e jo në “Fadil Vokrri” siç kishte njoftuar më herët.
Saga se ku do të zhvillohet kjo ndeshje kishte vazhduar deri para pak minuta, derisa ka qenë edhe klubi bardhekaltër që më në fund ka pranuar.
“Pas sqarimeve që na janë dhënë për punimet në fushë dhe konfirmimin zyrtar të dërguar nga FFK në mënyrë eksplicite që FC Prishtina të gjitha ndeshjet e saj deri në fund të sezonit 2023/24 do t’i zhvilloj në stadiumin “Fadil Vokrri”, kemi pranuar që ndeshjen e nesërme të javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës, Prishtina – Liria, të zhvillojmë në fushën e Kompleksit Nacional në Hajvali”, ka shkruar FC Prishtina. /GazetaSport
