Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Qëndrim Zyba kalon te Legia Varshava, por ndryshon formula e transferimit
    Ballina-2

    Zyrtare: Qëndrim Zyba kalon te Legia Varshava, por ndryshon formula e transferimit

    01/02/2024 21:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori Qëndrim Zyba ka kompletuar më në fund transferimin nga Ballkani te Legia Varshava, por në formën e huazimit me të drejtë blerje.

    Edhe pse gjatë ditës thuhet ka hasur në një pengesë, tashmë palët kanë rënë dakord për gjithçka.

    Ka qenë klubi suharekas që e ka njoftuar transferimin e mesfushorit te Legia përmes rrjeteve sociale.

    “Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrierën te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës. Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit”.

    “Klubi e falënderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

    Zyba më parë ka bërë emër të Prishtina ku kishte fituar edhe titullin e kampionit, gjë që e ka bërë edhe me Ballkanin.

    Ai ka katër paraqitje edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.  

    TË LIDHURA

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.