Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ZYRTARE: Ronaldo në Arabi te Al-Nassri
    Ballina-1

    ZYRTARE: Ronaldo në Arabi te Al-Nassri

    30/12/2022 23:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e Al-Nassrit në Arabinë Saudite.

    Lajmi është bërë i ditur sonte nga klubi nga Arabia Saudite, përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”.

    Cristiano Ronaldo, pesë herë lojtari më i mirë në botë, është prezantuar te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr, të premten mbrëma.

    Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Arabia Saudite.

    37-vjeçari, sipas mediave, pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe ato që do të vijnë nga komercializimi.

    Ronaldo konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Ka fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Botës.

    E ka nisur karrierën te Sportingu, luajti te Manchester Unitedi, Real Madridi e Juventusi. Para pak javësh, pas rikthimit, u largua sërish nga Unitedi.

    Lëvizja e tij për t’u transferuar në Arabinë Saudite është vlerësuar si befasi, pasi vetë Ronaldo kishte deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën në një klub evropian.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.