Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Shtyhet ndeshja Drita – Ballkani
    Ballina-1

    Zyrtare: Shtyhet ndeshja Drita – Ballkani

    22/08/2023 16:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka aprovon kërkesën e FC Ballkani për ta shtyrë ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Dritës, shkruan GazetaSport.info.

    Ballkani i është drejtuar zyreve të FFK-së për ta shtyrë këtë takim pasi është duke u përgatitur për ndeshjen e play-offit ndaj Bate Borisovit.

    “Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League”, ka njoftuar FFK.

    Ndeshja Drita – Ballkani ishte planifikuar të zhvillohet ditën e diel. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Policia spanjolle: Jota dyshohet se po ngiste me shpejtësi para aksidentit fatal

    08/07/2025 17:44

    Serbia nuk merr pjesë në  Europianin e “Counter Strike” në Kosovë

    08/07/2025 17:14

    Llumnica ngre alarmin: Sporti në Prishtinë po dështon për shkak të bllokimit të buxhetit

    08/07/2025 14:13

    Ndeshja e veçantë e Silvas kundër ish-skuadrës

    07/07/2025 22:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.