Sporte tjera

Zyrtare: Trepça e ndryshon kryetrajnerin brenda dy ditësh, e emëron turkun Gencoglu

Zyrtare: Trepça e ndryshon kryetrajnerin brenda dy ditësh, e emëron turkun Gencoglu

Trajneri turk, Engin Gencoglu është emëruar trajner i ri i skuadrës së KB Trepçës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra mitrovicase në faqen e saj zyrtare në Facebook. Gencoglu, së bashku me Ilir Selmanin pritet të sjellin vlerë të shtuar te skuadra e Trepçës, e cila pas një fillimi shumë të mirë, në

Besnik Batusha

Trajneri turk, Engin Gencoglu është emëruar trajner i ri i skuadrës së KB Trepçës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra mitrovicase në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Gencoglu, së bashku me Ilir Selmanin pritet të sjellin vlerë të shtuar te skuadra e Trepçës, e cila pas një fillimi shumë të mirë, në javët e fundit ka një krizë të rezultateve.

Për këtë arsye, ditë më parë “Minatorët” i ndanë rrugët me trajnerin Aleksander Joncevski, ndërsa menjëherë vendosën që drejtimin e skuadrës ta marrë Ilir Selmani.

Ndërsa, sot kanë njoftuar se Gencoglu do të jetë në krye të shtabit teknik bashkë me Selmanin.

Pas javës së 18-të në Princ Caffe Superligën e Kosovës, Trepça renditet në pozitën e katërt me 27 pikë, me bilanc prej nëntë fitoresh e po aq humbje.

GencogluTrepça

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë