Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Tucheli largohet nga Bayern Muncheni
    Ballina-2

    Zyrtare: Tucheli largohet nga Bayern Muncheni

    17/05/2024 12:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, konfirmon edhe një herë se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.

    Ditë më parë u përfol se Tucheli ka ndryshuar mendje rreth largimit dhe agjenti i tij u pa me drejtuesit e skuadrës.

    Trajneri momental i klubit “Bavarez” në një konferencë shtypi tha:

    “Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp në Säbener Straße. Pati bisedime, por nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit ende qëndron” – tha Tucheli.

    Tucheli erdhi te Bayerni në mars të vitit 2023 pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ku u shpall kampion i Gjermanisë.

    Por nuk ndodhi e njëjta gjë këtë sezon pasi që Bayerni, do të përfundojë sezonin pa asnjë titull për herë të parë që nga viti 2012. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.