Drita ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të grekut Akis Vavalis.
Emri i ri që do t’i prijë bankinës gjilanase është Zekirija Ramadanit. Ai është prezantuar sot dhe pritet t’i prijë Dritës drejt objektivit që e kanë titullin e kampionit dhe daljen në garat evropiane.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trenerin shkupjan Zekirija Ramadani.
Ramadani është trener i njohur në futbollin kosovar i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.
Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Mirë se vjen Zeko, FC DRITA”, thuhet në njoftimin e FC Drita