Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtari i MKRS-së keqpërdor detyrën zyrtare, shfaq urrejtjen ndaj Agim Ademit në postimin e ministrit Çeku
    Ballina-1

    Zyrtari i MKRS-së keqpërdor detyrën zyrtare, shfaq urrejtjen ndaj Agim Ademit në postimin e ministrit Çeku

    20/01/2023 19:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rrugëtimi i suksesshëm i futbollit të Kosovës nën drejtimin e Agim Ademit tash e sa kohë po u pengon grupeve të interesit. Por, së fundi pjesë e këtyre grupeve janë bërë edhe njerëz brenda Ministrisë së Sportit.

    Pengesat me të cilat tash e disa javë po përballet FFK-ja me procesin e licencimit në ministri vijnë pikërisht nga njerëz të përfshirë në Komisionin Vlerësues apo që janë pjesë e MKRS-së, e që janë të ndikuar nga grupet e interesit, shkruan Futbolli.info.

    Në fakt, pas fillimit të mbarë të një projekti fantastik, që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, të ministrit Çeku dhe FFK-së, e të cilët kërkuan që të bëhen takime me dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA për shpalosjen e këtij projekti, para dy ditësh ata u pritën nga dy personalitetet kryesore të futbollit, Çeferin dhe Infantino.

    Në të dyja këto takime ata morën premtimin për përkrahje të këtij projekti, i cili do të plotësojë kërkesat dhe nevojat për infrastrukturë të futbollit. Këtij lajmi ju gëzua i gjithë komuniteti i futbollit në Kosovë dhe jo vetëm, por si duket një pjese të stafit të MKRS-së nuk po iu pëlqen suksesi i ministrit Çeku dhe presidentit të FFK-së. Madje kjo po ju pengon.

    Para ca javësh një “zyrtar” i MKRS-së në emision televiziv përveç që tha se “ministri nuk i dinë këto punë të sportit” ai pa hezitim ju tha klubeve që “s’ka licencim edhe 3 muaj, derisa të heqni kriminelin” (Përzierje e drejtpërdrejt politike). Më vonë edhe zyrtarja e MKRS-së u dëgjua në një manifestm sportiv (të KTV-së) tek sa ju tha disa njerzëve me “kompetencë”: Hiqeni Agimin licencoheni menjëherë.

    Ndërkaq e gjithë kjo kulmoi sot, kur në një postim të ministrit Çeku në Facebook, ku e konfirmon përkrahjen e UEFA-s, zyrtari i kësaj ministrie Fikret Shatri, i cili akuzonte dhe e pengonte çdo nismë të futbollit, sot tregojë që s’ka të bëjë asgjë me apo pa rregullësi në çështjen e licencimit, por thjesht është pengesë e Federatës dhe presidentit të saj dhe këtë e bën duke përdor petkun e shtetit, duke e keqpërdor detyrën dhe duke i tejkaluar kompetencat e veta, aq më keq kur këtë keqpërdorim detyre e shpreh me koment në Facebook të ministrit.

    Është e rrugës që ndaj një zyrtari të tillë ministria të marrë masa të menjëhershme dhe ministri sa më parë të tregojë drejtësinë e këtij institucioni edhe në raport me licencimin e FFK-së, ngase pikërisht këta tre zyrtarë kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke u bërë pjesë e agjendës së grupeve të interesit.

    TË LIDHURA

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.