Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ballina-1

    20/10/2023 17:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    I pari i FFK-së dhe ministri Maqedonci diskutuan rreth mundësisë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe përfshirjen e pjesëtarëve të FSK-së në futbollin kosovar.

    Ndër të tjera ata parashtruan idenë që pjesëtarët e FSK-së të përfshihen më shumë në aktivitetet e futbollit me projekte e evente të ndryshme. Gjatë takimit u diskutua edhe ideja e ndërtimit të një kampi të përbashkët në kryeqytet, në të cilin do të mund të zhvillohen aktivitetet sportive.

    Po ashtu, Federata do t’i ofrojë në dispozicion ministrisë Kampin Nacional në Hajvali  dhe ekipi organizativ i FFK-së do të jetë në shërbim të MB-së dhe FSK-së kur këto të fundit do të kenë ndonjë aktivitet sportiv.

    Bashkëpunimi në projektet e planifikuara do të vlejë edhe në krijimin e kushteve për të zbatuar idetë, ku FFK mund të merret me aspektin fizik/sportiv dhe organizativ, derisa ministria të jetë e gatshme të asistojë me inxhinierë, pajisje teknike dhe mjete tjera të nevojshme për të implementimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

    Krerët e këtyre dy institucioneve u dakorduan që në ditët në vazhdim të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilit do të konkretizohen të gjitha idetë dhe projektet e përbashkëta.

    Në fund të takimit, presidenti Ademi e nderoi ministrin Maqedonci me fanellën e personalizuar të Kosovës dhe me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në Fron”, derisa ministri i dhuroi presidentit Ademi medaljonin personal.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.