Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova mund ta ketë një mundësi tjetër për kualifikim në Euro, kjo është mënyra
    Ballina-1

    Kosova mund ta ketë një mundësi tjetër për kualifikim në Euro, kjo është mënyra

    15/10/2023 14:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futboll e pati një cikël kualifikues për t’u harruar sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Aktualisht, Kosova gjendet e katërta në grupin I me vetëm shtatë pikë dhe nuk do të kualifikohet në Euro 2024 përmes këtij cikli.

    Megjithatë, “Dardanët” mund ta kenë një rrugë tjetër për t’u kualifikuar në këtë Evropian, megjithatë asgjë nuk varet nga ta, raporton Gazeta Express.

    20 ekipe kualifikohen në Evropian përmes ciklit kualifikues, ndërsa Gjermania shkon tutje si vend nikoqir.

    Ndërsa, tri vendet e mbetura për Evropian do të përcaktohen nga Liga e Kombeve e sezonit 2022/23.

    Nga një ekip në secilën ligë: A, B dhe C do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

    Paraprakisht, katër fituesit e grupeve në secilën ligë kualifikohen në play-off.

    Në rast se ekipi i parë i grupit e ka siguruar kualifikimin përmes ciklit kualifikues, atëherë në play-off shkon ekipi i ranguar më mirë në ligën përkatëse.

    Nga liga C, Kosova gjendet në vendin e shtatë për arritjen e play-offit, çka do të thotë se duhet të paktën tri ekipe para saj të sigurojnë kualifikimin nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese që janë duke u zhvilluar.

    Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu dhe Azerbajxhani janë para Kosovës.

    Turqia aktualisht gjendet e para në grupin e saj në kualifikuese, ndërsa më afër kualifikimit direkt janë Luksemburgu dhe Greqia.

    Në rast se këto tri kombëtare kualifikohen direkt, atëherë Kosova do të merrte pjesë në play-offin e Ligës së Kombeve për ta siguruar kualifikimin historik në Kampionatin Evropian.

    TË LIDHURA

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.