Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar
    Ballina-1

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Llapi ka reaguar ndaj vendimeve të gjyqtarëve në tri ndeshjet e fundit, duke shprehur shqetësimin për anulimin e tre golave në përballjet me Feronikelin 74, Prishtinën dhe Dukagjinin.

    Përmes një reagimi zyrtar, Llapi ka kërkuar sqarime nga organet përgjegjëse të Federatës së Futbollit të Kosovës, veçanërisht për mënyrën e menaxhimit të situatave në të cilat është në dispozicion sistemi VAR.

    Klubi nga Podujeva ka rikujtuar fillimisht rastin në ndeshjen ndaj Prishtinës, ku goli i shënuar nga Fiton Ademi u anulua për shkak të një faulli në sulm. Sipas Llapit, nga pamjet që posedon klubi nuk vërehet kontakt me mbrojtësin kundërshtar që do ta arsyetonte vendimin e arbitrit.

    Një situatë të ngjashme, sipas Llapit, e ka pasur edhe në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit në Klinë. Në këtë rast, arbitri kishte akorduar faull ndaj portierit para se topi të përfundonte në rrjetë, duke mos e lejuar që aksioni të shqyrtohej përmes VAR-it.

    “Pse nuk lejohen të përfundojnë këto aksione dhe më pas të shqyrtohen situatat përmes VAR-it, sipas protokollit përkatës?”, thuhet në reagimin e klubit llapjan. 

    Llapi ka ngritur shqetësime edhe për anulimin e golit në ndeshjen ndaj Feronikelit 74, për shkak të një prekjeje të topit me dorë nga Gentrit Jaha. 

    Sipas Llapit, topi kishte ardhur pas një devijimi nga lojtari kundërshtar dhe nuk bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm me dorë.

    Llapi ka kërkuar nga organet përgjegjëse të arbitrimit në FFK që t’i analizojnë me seriozitet tri rastet dhe të japin sqarimet e nevojshme.

    Reagimi i plotë:

    TË LIDHURA

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.