Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi figurë uniteti në sportin vendor, pret në drekë homologët nga federatat e sporteve tjera në vend
    Ballina-1

    Presidenti Ademi figurë uniteti në sportin vendor, pret në drekë homologët nga federatat e sporteve tjera në vend

    31/10/2023 16:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shefi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar me anë të një postimi të tijin në facebook se ka drekuar me disa prej homologeve të tij, nga federatat tjera në vendin tonë, si atë të Federatës së Basketbollit, të Hendbollit si dhe të Volejbollit.

    Ademi ka njoftuar se kane pasur biseda shume miqësore dhe konstruitive, në interes të zhvillimit të të gjitha sporteve në vendin tonë.

    Ja postimi i plotë i Agim Ademit:

    Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave. Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë. Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Dyshja kosovare në Rusi – Shabanhaxhaj dhe Hoxha i japin Rubin Kazanit startin perfekt

    20/07/2025 22:19

    Ardhja më e re te Kosova shënon gol në Rusi, Veldin Hoxha e nis mirë sezonin e ri

    20/07/2025 20:59

    Interi kthehet fuqishëm në garë për Granit Xhakën

    20/07/2025 20:34

    Rrahmani flet për De Bruynen dhe ndihmën për Beukeman

    20/07/2025 19:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.