Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Astana – Ballkani, bastoret  i shohin favoritë të mëdhenj kazakët
    Ballina-1

    Astana – Ballkani, bastoret  i shohin favoritë të mëdhenj kazakët

    06/11/2023 20:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të enjten kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani rikthehet në garat ndërkombëtare ku ka një udhëtim të vështirë në Kazakistan për t’u përballur me Astanën.

    Dy javë më parë kazakët vizituan “Fadil Vokrrin” dhe festuan përballë suharekasve dhe kjo ka bërë që kompanitë e basteve ta shohin favorite të madhe Astanën në ndeshjen kthyese, shkruan Ballkani.info.

    Fitorja e Astanës ka kuotën 1.91, ajo e Ballkanit 4.0 ndërsa barazimi vlerësohet me kuotën 3.50.

    Gjithsesi, Ballkani që sot ka udhëtuar drejtë Kazakistanit është i bindur që nga atje kthehet me rezultat pozitiv,  dhe një fitore eventuale do të bënte që të jenë shumë afër kualifikimit në fazën tjetër të Conference League.

    Të kujtojmë se në grup përveç Ballkanit dhe Astanës është edhe Plzen e Dinamo Zagreb, ku grupit I prinë Plzen me 9 pikë ndërsa nga tri I kanë yti skuadrat tjera. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.