Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Samba braziliane në “Bernabeu”, Vinicius Jr dhe Rodrygo “gjunjëzojnë” Valencia
    Ballina-1

    Samba braziliane në “Bernabeu”, Vinicius Jr dhe Rodrygo “gjunjëzojnë” Valencia

    12/11/2023 00:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madrid duhej vetëm të fitonte ndaj Valencias dhe këtë gjë bëri, pasi “Los Blancos” triumfuan në Bernabeu me shifrat 5-1.

    Pjesa e parë përfundoi me shifrat 2-0, ku një gol nga Carvajal në minutën e 3’ dhe nga Vinicius Jr në minutën e 42’, bënë që vendasit të shkonin në dhomën e zhveshjes të qetë.

    Pjesa e dytë nuk pati surpriza, pasi Reali shënoi edhe dy gola të tjerë të shpejtë që në fillim të fraksionit të dytë. Vinicius Jr ishte përsëri autor në minutën e 49’ dhe më pas Rodrygo në minutën e 50’, ndërsa ky i fundit shënoi dhe të pestin në minutën e 84′. Valencia shënoi golin e vetëm në minutën e 88′ me anë të Duro.

    Këto tre pikë ishin shumë të rëndësishme për skuadrën e Ancelottit, pasi kështu vazhdojnë ndjekjen nga pas të Girona që kryeson tabelën aktualisht me 34 pikë, ndërsa “Los Blancos” renditen të dytët me 32 pikë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.